Futboll: Kosova dhe Shqipëria pësojnë humbje!

Futboll: Kosova dhe Shqipëria pësojnë humbje!

Shkodër, 06 tetor 2017 – Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pësuar humbjen e radhës, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror të futbollit “Rusia 2018”. Në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, Kosova humbi me rezultatin 2:0 nga Ukraina.
Në mungesë të një stadiumi të pranuar nga FIFA, tifozët nga Kosova udhëtojnë në Shkodër për t’i shikuar ndeshjet, të cilat Kosova i ka luajtur si vendëse. Një xhiro para përfundimit të këtyre kualifikimeve, Kosova gjendet në vendin e fundit, në Grupin “I”, me vetëm një pikë. Në këtë grup janë edhe Kroacia, Islanda, Turqia, Ukraina dhe Finlanda.
Nga ana tjetër, kombëtarja shqiptare ka humbur nga Spanja me rezultatin 3:0, kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për t’u zhvilluar në këto kualifikime. Aktualisht, Shqipëria renditet në vendin e tretë, me 13 pikë. Përderisa Spanja ka 25 pikë dhe kryeson Grupin “G”.