Fatmir Mehmeti: “Koalicioni i përmbush kërkesat tona”


mustafa mehmeti ldkDragash, 24 nëntor 2014 – Kryetari i degës së LDK-së në Dragash, Fatmir Mehmeti, duke e komentuar koalicionin mes dy partive të mëdha në Kosovë, thotë se kjo është një ngjarje që reflekton shpresë për dalje nga qeverisja aktuale që është e keqe. “Është ngjarje që, padyshim se ka shkaktuar lëkundje të disponimit, sidomos tek elektorati jonë i LDK-së, por që në esencë ky koalicion përmbush kërkesat e subjektit tonë, për ta ndërtuar formacionin e shpresës, duke dalë përfundimisht nga ky izolim evropian që na është bërë. Thënë ndryshe, është një shkëndijë shpresëdhënëse për të mirën e qytetarëve e sidomos të atyre që nuk janë pjesë e PDK-së dhe që kanë qenë të diskriminuar nga qeverisja aktuale”, thotë Mehmeti për Radio SHARRI-n, i sigurt se elektorati do ta përkrah këtë koalicion, sapo ta kuptoj efektin e tij, “Do ta kuptojnë të gjithë se LDK di t`i përmbushë ofertat e veta, ku e fundit ishte demokratizimi dhe kyçja e Kosovës në mekanizmat e avancuar evropianë e më gjerë. Ata që po i fërkojnë duart, duke menduar se LDK po fundoset, kanë prognoza falltoresh dhe asgjë më tepër. LDK është e vetmja parti evropiane në spektrin shqiptar. Ditë të mira, padyshim se do të vijnë”, parashikon Mehmeti.


 

  • Valon

    Shpresojm se do te behet keshtu siq po thuani ju

  • Shqiprimi

    Te kshyrim se si do ja bajn tash a do mund te e ndalojn korrupsionin apo do e shtojn me shum