Dragashi ndihmohet përmes stimulimit për vetëpunësim!

undp zyra punesimitDragash, 10 mars 2015 – Në Dragash u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të kontratave në mes të Fondit Lokal për Zhvillim (LDF) dhe përfituesve të granteve të kësaj organizate, me seli në Suharekë. Gjithashtu, në ceremoninë që u zhvillua në lokalet e Zyrës për Punësim, u bë edhe nënshkrimi i kontratave dhe ndarja e certifikatave, si dhe pajisjeve për kandidatët përfitues nga trajnimet profesionale që kanë zgjatur tre muaj.
Sipas zyrtarit për marrëdhënie më publikun pranë Zyrës së Punësimit në Dragash, Migjen Berisha, bëhet fjalë për dhjetë kandidatë që janë trajnuar përmes kësaj zyreje dhe të përkrahur nga UNDP, në fusha të ndryshme, si dhe katër kandidatë tjerë që përfituan grante nga LDF-ja për ta përmirësuar biznesin e tyre dhe për t’i përmirësuar kushtet e veprimtarisë. Në ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Dragashit, Salim jenuzi, i cili u shpreh i lumtur dhe mirënjohës për mbështetjen që po i ofron Dragashit UNDP-ja, përmes këtyre projekteve që ndikojnë në punësimin dhe vetëpunësimin e banorëve të kësaj komune të vogël. “Jam i bindur se, pas këtyre shtytjeve, do të ketë edhe raste të tjera në mbështetje për zhvillimin ekonomik të Komunës, përmes punësimit”, tha Jenuzi.

Leave a Reply