Dragashi anulon aktivitetet festive për Ditën e Flamurit!

Dragashi anulon aktivitetet festive për Ditën e Flamurit!

Dragash, 26 nëntor 2019 – Në shenjë solidarizimi për viktimat që humbën jetën, si pasojë e tërmetit që goditi sot Shqipërinë, kryetari i Komunës së Dragashit merr vendim që të anulohen të gjitha aktivitetet festive, të parapara për nder të Ditës së Flamurit. “Duke e ndarë dhimbjen me vëllezërit tanë, lutemi që të përballohet sa më lehtë kjo gjendje e rëndë”, thuhet në njoftimin që sapo erdhi në redaksinë tonë nga Komuna e Dragashit, duke shtuar se, për ta shënuar këtë datë, do të mbahet vetëm Akademia, në sallën e Kuvendit të Komunës, të enjten, me fillim në orën 10:00.