Dokument: Qeveria e Berishës ndihmoi serbët e Bosnjës!

sali berisha tradhetiaTiranë, 03 gusht 2015 – Shqipëria ka lejuar kontrabandën e naftës drejt serbëve të Bosnjës, të cilët kryenin masakra, ndër më të rëndat e shekullit të shkuar, si ajo e Srebrenicës.
Një fakt i konfirmuar edhe nga hetimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është ilustruar me dokumente të rëndësishme të qeverisë amerikane, ku potencohet se vetëm pak muaj përpara se të ndodhte masakra e Srebrenicës, ku në korrik të vitit 1995 forcat serbe vranë mbi 8 mijë civilë, administrata amerikane ka qenë shumë e shqetësuar me veprimet e qeverisë shqiptare, lidhur me kontrabandën e naftës.
Gjatë kësaj periudhe,raportohet që sasi të konsiderueshme nafte shkonin drejt serbëve të Bosnjës, nga portet shqiptare dhe më pas në rrugë tokësore nëpërmjet Malit të Zi, ndonëse autoritetet ndërkombëtare kishin vendosur embargo.
Qeveria shqiptare është cilësuar në një dokument që ka hartuar zyra e numrit dy të Shtëpisë së Bardhë, si e pavullnetshme për të zbatuar masat që kërkoheshin për bllokimin e kalimit të naftës drejt serbëve të Bosnjës, shkruan mes tjerash gazeta – Shekulli.

Leave a Reply