C-19: Sot në Kosovë 224 raste të reja – Në Dragash 5 raste!

C-19: Sot në Kosovë 224 raste të reja – Në Dragash 5 raste!

Dragash, 01 gusht 2020 – Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 434 mostra, të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 224 raste pozitive. Ndërkaq, në komunën e Dragashit kanë rezultuar pozitive 5 raste, saktësisht në fshatin Kuklibeg – 3, Zaplluxhe – 1 dhe në qytezën e Dragashit – 1 rast.
Duke i llogaritur rastet e mëhershme, zyrtarisht në komunën e Dragashit rezulton se janë 6 persona që kanë përfunduar me fatalitet, 22 persona të shëruar, ndërkohë 23 rate të tjera mbesin aktive, nga 51 sa janë regjistruar që nga fillimi i pandemisë me këtë virus. Në gjithë vendin, totali i rasteve pozitive është 8.554, të shëruara 4.730 raste ndërsa me fatalitet kanë përfunduar 236.