Arti i burrëreshës nga Tirana, nuse drenicase!

Arti i burrëreshës nga Tirana, nuse drenicase!

Skenderaj, 07 mars 2018 – Jam bija e dikujt! Jam motra e dikujt! Jam Nëna e dikujt! Por, mbi të gjitha i përkas Atdheut… Kështu e ka ilustruar fotografinë e saj unike, Valentina Haliti, e cila ka pozuar e veshur gjysmë zonjë dhe gjysmë ushtarake, për t’i nderuar të gjitha femrat që kishin guxim ta vishnin uniformën e UÇK-së dhe të radhiteshin në formacionet e kësaj force të lavdishme, e cila ia solli Kosovës lirinë e shumëpritur.
Sipas asaj që ka rrëfyer për redaksinë tonë, ideja dhe realizimi janë kryekëput të kësaj bije nga Shqipëria, që tashmë është nuse në Skenderaj, pasi në luftë ishte njohur me bashkëshortin e saj nga Drenica, me të cilin ka vendosur të ndajë fatin e jetës, ashtu siç e kishte ndarë edhe në luftë!