Arrestohet edhe Mulla Mazllami nga Prizreni (Lista e plotë)


imami mazllam mazllamiPrizren, 17 shtator 2014 – Gjatë arrestimit të disa imamëve, merret vesh se është arrestuar edhe imami i xhamisë “Jeni Mahalla” në Prizren, Mazllam Mazllami.
Policia e Kosovës ka kryer të mërkurën në orët e hershme të mëngjesit një aksion policor në tërë vendin, në ndjekje të personave të dyshuar për nxitje të urrejtjes ndërfetare dhe përçarjes kombëtare, që bie ndesh me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Më poshtë lexoni edhe emrat e të arrestuarve tjerë, deri në këto momente, të dyshuar për nxitje të ekstremizmit fetar dhe stimulim për shkuarjen e të rinjve nga Kosova për të luftuar, përkrah organizatave terroriste ISIL dhe Al Nusra.
1. Shefqet Krasniqi (ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, njëherësh edhe imam në Xhaminë e Madhe të Prishtinës)
2. Fuad Ramiqi (kryetar i Lëvizjes Islame Bashkohu – LISBA)
3. Enes Goga (kryeimam në Këshillin e Bashkësisë Islame në Pejë)
4. Ekrem Avdiu (imam dhe ligjërues në xhaminë e lagjes Tavnik, si dhe anëtarë i Këshillit të Bashkësisë Islame në Mitrovicë)
5. Leonard Ruli (i vetëquajturi, Ebu beker Ruli, hoxhë nga Prizreni)
6. Dardan Gjuka (imam nga Peja, ligjërues në radio-udhezimi.com)
7. Sabahudin Selimi (hoxhë nga Vitia)
8. Shefki Koraçi (imam në Kaçanik)
9. Bedri Robaj (imam në xhaminë e improvizuar në lagjen Dardania të Prishtinës, e cila jashtë juridiksionit të BIK-ut, gjendet në lokalet e Ndërmarrjes Shoqërore “Auto-Prishtina”, ndërsa qiraja e hapësirës financohet nga, Fatos Rizvanolli, biznesmen nga Peja)
10. Enis Rama (imam në xhaminë “Isa Beg” në Mitrovicë, si dhe kryeredaktor në televizionin “Peace” në shqip)
11. Idriz Bilibani (hoxhë i komunitetit boshnjak dhe administrues i portalit, stazomislama.com)
12. Eroll Nesimi (hoxhë dhe administrues i poratalit, perkujtimi.net)