Ankohen për punimet – Komuna thotë se janë ngatërruar (Video)

Ankohen për punimet – Komuna thotë se janë ngatërruar (Video)

Dragash, 10 korrik 2019 – Përfaqësuesit e fshatit Kapre, në komunën e Dragashit, kanë ftuar ekipin tonë për t’i xhiruar punimet në shkollën e fshatit, për të cilat thonë se po bëhen shkel e shko.
Hakip Kryeziu thotë se izolimi i shkollës po bëhet sa për t’i marrë paratë, ndërkohë që rezultati i këtyre punimeve nuk do të ketë efekt fare. Edhe Hajredin Flugaj, i cili thotë se është anëtar i kryesisë së fshatit, ndan të njëjtin mendim me bashkëfshatarin e tij, duke i ftuar organet gjegjëse të Komunës që ta shikojnë se si po bëhen këto punë, siç thotë, pa kurrfarë standardi.
I kontaktuar nga redaksia jonë, Zyrtari i lartë për Ndërtimtari në Drejtorinë komunale të Urbanizmit, Sebahat Hasani, thotë se banorët e këtij lokaliteti e kanë ngatërruar projektin. Ata nuk po e kuptojnë se në shkollën e tyre, nuk po bëhet izolimi por drenazhimi.