Andin Hoti: “Biblioteka Kombëtare na nderoi si familje”


nderohet ukshin hotiPrishtinë, 25 nëntor 2014 – Djali i veprimtarit, Ukshin Hoti, sot është shprehur të jetë i nderuar, jo vetëm ai personalisht por edhe si familje e veprimtarit, për të cilin ende nuk dihet vendndodhja, që nga viti 1999. “Sot isha i pranishem në ceremoninë që shënoi 70-vjetorin e themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, i ftuar nga drejtori i këtij institucioni, z. Bedri Zyberaj. Në nderim të atyre që kanë kontribuuar për zhvillimin e bibliotekës, si dhe atyre që kanë kontribuuar për çështjen kombëtare, në emër të babait tim, pranova një mirënjohje, që e vlerëson babin për kontributin e veçantë në historinë e mendimit politik shqiptar. Unë dhe familja e Ukshin Hotit, e konsiderojmë nder ndarjen e kësaj mirënjohje nga BKUK-ja, që është njëri ndër institucionet më të rëndësishme kulturore në Kosovë”, ka thënë Andini, duke i uruar drejtorit të ri të këtij institucioni suksese në punë. “Jam i bindur se z. Zyberaj do ta ushtroj me përgjegjësi të plotë postin që i është besuar, si dhe shpresoj që ai do ta jap maksimalisht kontributin e tij të palodhshëm, në zhvillimin e mëtutjeshëm të bibliotekës, siç është digjitalizimi i librave, rritja e hapësirave që nevojiten për studentët, etj. Respekt për drejtorin Zyberaj, që nuk po i harron veprimtarët e çështjes sonë kombëtare”, është shprehur për Radio SHARRI-n, Andini, djali i veprimtarit, Ukshin Hoti.