Njoftim me rëndësi nga kompania “Renelual Tahiri”

Njoftim me rëndësi nga kompania “Renelual Tahiri”

Dragash, 29 korrik 2019 – Kompania e cila ka filluar punimet në rehabilitimin e rrugës, Zhur – Dragash, po përballet me fluks të madh qarkullimi në këtë rrugë, prandaj apelon tek drejtuesit e automjeteve për më shumë kujdes.
“Apelojmë tek drejtuesit e automjeteve që, në aksin Zhur – Trokan, ku edhe jemi duke punuar, të shtojnë vëmendjen maksimalisht. Kjo, në mënyrë që mos të pengohemi as ne dhe as trafiku”, thuhet në njoftimin e kompanisë “Renelual Tahiri”, dërguar në redaksinë tonë.
Kujtojmë se, ditë më parë kanë filluar punimet në rehabilitimin e rrugëve rajonale të Dragashit, projekt ky disamilionësh. Por, me që jemi në sezonin veror, kur mërgimtarët vijnë në vendlindje dhe kthehen në vendet ku punojnë, fluksi i automjeteve është shtuar.
Sipas përfaqësuesve të kompanisë, është mirë që drejtuesit e automjeteve ta kenë parasysh se në këtë aks po kryhen punime në rrugë, prandaj luten që t’i respektojnë shenjat e vendosura, në mënyrë që mos të ketë pengesa dhe as ndonjë aksident i mundshëm.