Arnohet rruga – Aty ku u mboll pisha!

Arnohet rruga – Aty ku u mboll pisha!

Dragash, 26 prill 2017 – Pasi ishte mbjellë një pishë në magjistralen Zhur – Dragash, saktësisht në udhëkryqin e fshatit Rrenc, si tallje për institucionet që nuk po e riparojnë këtë rrugë, sot ka filluar  sanimi i saj dhe, sipas asaj që i thanë redaksisë sonë punëtorët e kompanisë “Drini”, sanimi do të bëhet në gjithë aksin e kësaj arterie për Dragashin. “Rruga, në disa vende është në gjendje të mjerueshme dhe po mundohemi ta sanojmë. Do të bëjmë aq sa edhe jemi kontraktuar të bëjmë”, tha shkurt për redaksinë tonë një punëtor i kësaj kompanie.

Leave a Reply