Moti në Dragash – Sot ishte për bukuri (Video)

moti ne dragashDragash, 27 dhjetor 2014 – Ndonëse për çdo ditë po bombardohemi me lajme se do të kemi ditë të egra dimri, në Dragash dëshmohet e kundërta. Duket se edhe ky lajm po bëhet nga portalet, vetëm për të ndjellë klikime dhe jo se po japin informacione të sakta dhe të bazuara nga të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Zyrtarët nga ky institucion patën deklaruar se, të dhënat e motit, ka kohë që nuk po merren nga vendi i duhur por gjithçka po komunikohet, duke u bazuar në të dhënat nga interneti.
Po t’iu besonim portaleve, dita e shtunë në Dragash do të ishte tejet e ftohtë dhe me shumë borë, pothuajse sikur ajo e vitit 2012. Mirëpo, banorët e Dragashit shijuan sot një ditë të bukur dimri, me pak borë por me qiell të kaltër dhe temperatura të këndshme për këtë kohë.

Kliko këtu për VIDEO

Leave a Reply