Lazarati – Fundi i një historie që turpëronte shqiptarët (Foto)

droga lazarat njeGjirokastër, 17 qershor 2014 – Kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, duket sikur do ta kthej fshatin më të njohur në vend, Lazaratin, në binarët e normales. Duke e komentuar aksionin e djeshëm të policisë në këtë fshat, Rama ka skruar në profilin e tij se kjo qeveri nuk tallet. “Ne themi çfare bëjmë dhe bëjmë çfarë themi! Gabon kush e quan ngurrim maturinë tonë apo dobësi qytetarinë tonë”, ka shkruar Rama në Twitter, pasi ka mësuar për rezultatet e aksionit, ku drejtuesit e Policisë së Shtetit kanë publikuar bilancin e rezultateve të arritura në operacionin masiv kundër kultivimit të drogës në fshatin Lazarat. Përmes një komunikate për shtyp, Policia ka bërë me dije se janë asgjesuar parcela të mbjella me bimë narkotike, si dhe kanë arritur të gjejnë prova për përfshirjen e disa banorëve të fshatit në shkëmbimin e zjarrit. “Nga veprimet e kryera në pronën e shtetasit, Gate Mahmutaj, si dhe në tokën që administron ai u gjetën, u fiksuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe sasi të konsiderueshme të gëzhojave të kalibrave të ndryshëm që janë përdorur gjatë sulimit ndaj forcave të Policisë. Gjithashtu u gjetën dhe u asgjesuan  7 parcela me 10 mijë bimë narkotike, kanabis sativa, di dhe një mijë fidanë, të gatshëm për kultvim”, thuhet në njoftimin e policisë.droga lazarat dy
Sipas dokumentit, gjatë operacionit gjithashtu u konstatuan duke u djegur 6 fuçi me marihuanë, të cilave ua kishte vënë zjarrin vetë i dyshuari, me qëllim eleminimin e provës, si dhe sasi të tjera lëndë narkotike të pa paketuara. “Nga strukturat e policisë vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë”, saktësohet në njoftim, ku paralajmërohet se policia do të vijojnë veprimet për kapjen e personave që sulmuan me armë forcat e policisë, të zhvendosur tashmë në brendësi të territorit të fshatit, si dhe për identifikimin dhe asgjesimin e sipërfaqeve të tjera të kultivuara me kanabis sativa. “Në këtë operacion janë përfshirë rreth 500 forca dhe specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, forcave speciale RENEA, forcave të FNSH-së së Fierit, Shkodrës dhe Tiranës, si dhe të Delta Forcës së Vlorës”, thuhet në njoftim.


droga lazarat tredroga lazarat kater

 


droga lazarat pese