Dragash, 26 dhjetor 2024 – Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, mbajti sot Takimin e Dytë vjetor me qytetarë për vitin 2024. Gjatë këtij takimi, kryetari Xheladini prezantoi në detaje para të pranishmëve të gjitha aktivitetet e qeverisjes lokale, të realizuara gjatë vitit 2024, duke përfshirë investimet kapitale, subvencionet në kulturë, bujqësi shëndetësi etj.
Pas prezantimit të të arriturave dhe sfidave, kryetari Xheladini iu dha mundësinë të pranishmëve që t’i parashtrojnë pyetjet, komentet dhe kërkesat e tyre. Por, sikurse gjithmonë që ndodhë, shumë pakë qytetarë iu përgjigjen këtij takimi, prandaj edhe pyrtjet, komentet dhe kërkesat e tyre ishin të pakta.
Gjithsesi, takimi u konsiderua i sukseshëm dhe kryetari Xheladini i falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë në këtë takim, duke iu dëshiruar një fundvit të mbarë dhe të suksesshëm.
Kryetari Xheladini zhvillon Takimin e Dytë publik me qytetarë
POSTIMI I RADHËSYlber Qusaj – Mërgimtari që na nderon në Zvicër!