Elizabeth Gowing takohet me kryetarin e Dragashit

Elizabeth Gowing takohet me kryetarin e Dragashit

Dragash, 07 tetor 2022 – Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka pritur në takim këshilltaren e kryeministrit Kurti, znj. Elizabeth Gowing, si dhe këshilltarin e ministrit të Infrastrukturës, Florent Ramçaj, me të cilët ka diskutuar për shumë tema të rëndësishme për komunën që drejton ai. Mes tjerash, Xheladini ka diskutuar për gjetjen e mundësive për asfaltimin e pjesës së mbetur të rrugës, Restelicë – kufiri me Maqedoninë e Veriut, zotimin e mjeteve për fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugëve, Karpe – Rrenc dhe Bresanë-bjeshkë. Në këtë takim nuk u la pa u përmendur projekti i furnizimit me ujë të pijshëm për 15 fshatra, ku mori premtim se Ministria e Financave do ta përfshijë këtë projekt në buxhetin e vitit të ardhshëm. Në fund, kryetari ia sqaroi znj. Gowing çështjen e kontratës kolektive për mësimdhënësit, duke potencuar se punëtorët e arsimit dhe Komuna po dëmtohen kurse po përfitojnë përmbaruesit dhe avokatët.
Nga ana e saj, znj Gowing u shpreh e lumtur që u takua me kreun e Komunës së Dragashit, duke shprehur bindjen se kërkesa që iu kishte ardhure nga komunitetet, për asfaltimin e pjesës se mbetur të udhës që lidh Restelicën me Maqedoninë e Veriut do të shqyrtohet me seriozitet dhe se gjasat për ta përfunduar këtë projekt janë të mëdha.