Prishtinë, 13 shtator 2014 – Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, tha se gjendja aktuale politike në të cilën gjendet Kosova, nuk ka nevojë për ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar dhe se nuk ka krizë politike. Sipas tij, krejt çka është duke ndodhur, është një proces demokratik. “Kemi një proces demokratik dhe nuk shoh këtu ndonjë krizë. Patëm disa pyetje në gjykatë, që është demokratike kjo edhe për vendet tjera. Le të shohim tani se çka do të ndodhë në javën e ardhshme. Ne nuk interferojmë tek politikanët sepse nuk kanë nevojë ata për ndërhyrjen tonë”, ka thënë Zhbogar, duke theksuar se, për të ardhmen e Kosovës, nevojitet një zgjidhje e drejtë për të patur një qeveri dhe një parlament të qëndrueshëm. “Ka shumë punë për të bërë dhe, le të shkohet përpara”, ka shtuar Zhbogar gjatë një udhëtimi me tren, nga Prishtina në Pejë, në kuadër të aktiviteteteve që shënuan manifestimin “Ditët e Trashëgimisë Kulturore”, i shoqëruar edhe nga presidentja, Atifete Jahjaga, si dhe ambasadori britanik, Zhan Klif.