Kosova, një vend mysliman në mes të Evropës (Video)


kosova harta politikeBerlin, 15 shtator 2014 – Televizioni gjerman (NDR) i ka bërë publicitet Kosovës, duke e prezantuar si një destinacion që ia vlen të vizitohet. Ky televizion potencon se shteti më i ri në Evropë ka kulla historike, natyrë të mrekullueshme dhe njerëz të paqes. Poashtu, në reportazhin e NDR-së paraqitet edhe tradita e Kosovës. “Televizioni shkon në qendër të Ballkanit, në një vend ku lufta kishte shpërthyer 15 vjet më parë. Çfarë do një vend me popullsi myslimane? Si e shohin ata vendin e tyre në Evropë? Si dhe çfarë këshillash kanë ata për një të panjohur, shpesh të ngarkuar me paragjykime për këtë vend?”, Janë disa nga pyetjet që ky televizion iu jep përgjigje në reportazh, ku jeta në vendin tonë prezantohet si ndërthurje mes tradicionales dhe modernes.

Për ta parë reportazhin origjinal, kliko KËTU!


 

KËRKO FJALËT