Zgjedhjet parlamentare zhvillohen në shtator?

zgjedhjet parlamentare kosovePrishtinë, 10 dhjetor 2013 – Takimi i liderëve të partive politike, i iniciuar nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Tresi Xhekobson, për çështjen e reformës zgjedhore, ka rezultuar i suksesshëm. Në këtë takim, në të cilin kanë qenë të pranishëm të gjithë liderët e partive politike, pos atyre të Lëvizjes Vetëvendosje, është arritur pajtueshmëri që të përfundojë reforma zgjedhore, pastaj të shkohet në zgjedhje parlamentare.
Liderët e partive politike, mësohet se janë pajtuar edhe për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. Siç raporton “Epoka e re”, duke u thirrur nga një burim, i cili ka qenë pjesë e këtij takimi, liderët e partive politike janë pajtuar që zgjedhjet parlamentare të mbahen në javën e tretë të muajit shtator të vitit 2014. “Fillimisht, liderët e partive politike janë pajtuar ta përfundojnë reformën zgjedhore. Pra, janë pajtuar që në zgjedhjet nacionale të shkohet me reformë zgjedhore.
Pas këtij dakordimi, liderët janë pajtuar që zgjedhjet nacionale të mbahen në javën e tretë të muajit shtator”, ka deklaruar ky zyrtar, duke konfirmuar se në takim kanë qenë lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ai i LDK-së, Isa Mustafa, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe liderët e partive minoritare.

Leave a Reply