Vritet kandidati i PDK-së për deputet, Elvis Pista!

vrasje elvis pistaRahovec, 15 qershor 2014 – Në orët e parë të së dielës, është vrarë në Rahovec kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e PDK-së, Elvis Pista.
Agjensitë vendore të lajmeve, të mbështetura në burimet policore, raportojnë se atentatorët kanë ikur në drejtim të Gjakovës, ndërkaq për motivet e këtij atentati, ende nuk dihet gjë. Burime nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, afër një pompe derivatesh në Rahovec.
Pista ishte kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ndër më të votuarit në Rahovec. Ai ka qenë ndër kandidatët më atraktiv të fushatës zgjedhore dhe mbështetës i flaktë i kreut të partisë, Hashim Thaçit.