Xhakarta, 09 mars 2016 – Vogëlushi syçelur dhe me hundë në formë topthi, është padyshim një fëmijë i veçantë në botë. Ai ka lindur me një veçori të pazakontë, të shkaktuar nga zhvillimi jonormal i trurit. Vogëlushi nga Indonezia, Ollie Trezise, i cili është vetëm dy vjeç, është detyruar t’iu nënshtrohet disa ndërhyrjeve kirurgjikale për rregullimin e problemit të frymëmarrjes, si dhe mbylljen e një kanali në pjesën e kafkës.
Pamja e vogëlushit me hundë si të pinokut, e cila shpeshherë është shndërruar në objekt talljeje dhe diskriminimi nga të tjerët, nuk ka arritur ta rrëzojë për asnjë çast psikologjinë e prindërve të tij, të cilët shprehen se e duan birin e tyre marrëzisht dhe se do të vijojnë ta mbështesin në çdo hap të tij.
Megjithëse e ëma e vogëlushit ishte në dijeni për gjendjen e fetusit të saj, që kur Ollie ishte në javën e 20-të të ngjizjes, tronditja kur e mbajti në duar për herë të parë ishte diçka e pashmangshme për të. “Kur ma dhanë ta mbaja në duar, e kisha të pamundur të flisja, nuk isha e sigurte nëse do ta përballoja dot këtë gjendje edhe pse e dija që do ta doja, pavarësisht pamjes së tij fizike. Sot, pas një sërë ndërhyrjesh kirurgjike, vogëlushi gëzon shëndet të plotë.
• Përgatiti: Kristina JOSA