Dragash, 04 tetor 2015 – Qytetarë të shumtë dhe përfaqësues të veteranëve të luftës së UÇK-së, sot i dhanë lamtumirën e fundit, Behadin Krasniqit, nga Brezna e Opojës së Dragashit.
I ndjeri ndërroi jetë tragjikisht, në moshën 47 vjeçare, teksa të shtunën ishte duke prerë dru për ngrohje, kur një dru e godet duke i shkaktuar plagë të rënda, të cilave nuk iu mbijetoi.
Në ceremoninë e varrimit u mbajtën fjalime nga përfaqësuesit e veteranëve, Binak Gashi dhe Galip Skeraj, të cilët shpalosën veprat e të ndjerit gjatë luftës në Kosovë, duke e vlerësuar guximin dhe trimërinë e ushtarit të tyre, i cili pas vetes ka lënë gruan dhe dy vajza.
Varroset veterani i UÇK-së nga Brezna, Behadin Krasniqi!
POSTIMI PARAPRAKKundër Shqipërisë do të luaj një goran e jo një shqiptar!
POSTIMI I RADHËSNjë i vdekur dhe një i plagosur rëndë në Dragash!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.