Prishtinë, 18 mars 2020 – Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar për shkarkimin e ministrit, Agim Veliu, të cilin e ndërmori befas kryeministri, Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa e ka quajtur të papranueshëm shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, duke e cilësuar këtë si shkelje të marrëveshjes së koalicionit. “Me marrëveshje kemi përcaktuar që ministrat mund të shkarkohen nga kryeministri, në konsultim me kryetarin e subjektit politik, me të cilin është bërë koalicioni, bazuar në një arsyetim që e pranon kryetari i LDK-së. Kërkoj nga Kryeministri ta anulojë vendimin për shkarkimin e z. Veliu dhe të merr vendim për heqjen e taksës, deri në fund të javës. Veprimet e njëanshme të kryeministrit janë të dëmshme dhe të papranueshme dhe çojnë në prishje të koalicionit”, shkruan Mustafa, duke bërë të ditur se kryeministri Kurti nuk e ka konsultuar atë fare për shkarkimin e Veliut.
Ultimatumi i Mustafës për Kurtin – Deri në fund të javës mund të bie qeveria!
POSTIMI I RADHËSRikthim në ”Atë të dikurshmen”