Të gjitha targat e UNMIK-ut (KS) do të largohen këtë vit!

Të gjitha targat e UNMIK-ut (KS) do të largohen këtë vit!

Prishtinë, 08 janar 2021 – Deri më 14 shtator të këtij viti, asnjë automjet i regjistruar në Republikën e Kosovës nuk do të shihet më me targa KS. Kjo, pasi në këtë datë mbaron marrëveshja pesëvjeçare e nënshkruar në vitin 2016, ndërmjet zyrtarëve të Kosovë dhe atyre të Serbisë në Bruksel.
Drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Bekim Hoxha, ka njoftuar se targat KS janë duke u hequr nga automjetet për tu zëvendësuar me targat RKS dhe deri më 14 shtator do të hiqen të gjitha. Edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, kanë thënë se pronarët e automjeteve në Kosovë obligohen që t’i zëvendësojnë targat KS me ato RKS. “Të gjithë pronarët e mjeteve që posedojnë targa KS, me rastin e vazhdimit të regjistrimit të automjetit, obligohen t’i zëvendësojnë me targat RKS, sipas procedurave për vazhdimin e regjistrimit të mjetit dhe duke u bazuar në vendimin Nr.012/2020 të datës 10.01.2020 për caktimin e tarifave”, thuhet në njoftim.
Vlen të theksohet se, këto targa kanë shërbyer për hyrjen në Serbi dhe se marrëveshja parashihte që serbëve të Kosovës t’ju lehtësohet qarkullimi. Mirëpo, shumë shpejtë u pajisen edhe shqiptarët me këtë targa, madje disa i hiçin ato RKS për ti vendosur RKS. Numri i automjeteve të regjistruara me targat KS kishte kaluar shifrën 35 mijë dhe nga 14 shtatori, kur iu kalon regjistrimi, u merren targat KS dhe iu jepen RKS.


 

KËRKO FJALËT