Dragash, 24 prill 2019 – Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Dragash, i ka përfunduar sot zgjedhjet nëpër nëndegët e saj dhe ka paralajmëruar mbajtjen e Kuvendit zgjedhor të degës. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i degës së këtij subjekti, Selim Kryeziu. “Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Dragash, i ka përmbyllur zgjedhjet e brendshme nëpër nëndegët e veta. Të dielen, 28.04.2019, në sallën e Kuvendit të Komunës, do të mbahet Kuvendi i Degës”, ka shkruar mes tjerash Kryeziu në Facebook, duke i falenderuar të gjithë anëtarët e LDK-së që u angazhuan gjat këtij procesi. “Paçi faqen e bardhë gjithmonë, Ju, njerëz të mirë të LDK-së”, ka uruar Kryeziu.
Kujtojmë se, kohë më parë, nëndega e fshatit Kosovaë e ka propozuar Qamil Kollonin për të kandiduar për kreun e degës së LDK-së dhe ky i fundit e ka konfirmuar këtë për redaksinë tonë. “Po, unë do të jem kundërkandidat dhe shpresoj që edhe në Kuvendin e së dielës do të votohem si i tillë. Shpresoj që delegatët të mos jenë të ndikuar dhe do të ma mundësojnë futjen në garë. Pastaj, do të jenë votat ato që do të vendosin se kush do ta drejtojë degën e partisë në Dragash”, tha Kolloni, duke e konfirmuar për redaksinë tonë se po synon drejtimin e degës së partisë më të madhe opozitare në Dragash.
Të dielën vendoset se kush do ta drejtojë LDK-në në Dragash!
POSTIMI PARAPRAKShkolla “Fetah Sylejmani” shënoi ditën më të rëndësishme të saj
POSTIMI I RADHËSPa ujë, nesër do të jenë Zhuri, Vërmica, Shkoza, Dobrushti…