Selim Kryeziu merr Drejtorinë e Arsimit në Dragash!

Selim Kryeziu merr Drejtorinë e Arsimit në Dragash!

Dragash, 12 janar 2022 – Ashtu siç edhe pritej, profesori nga gjimnazi “Ruzhdi Berisha” në Dragash, Selim Kryeziu, është emëruar sot në postin e drejtorit të Arsimit, pozitë kjo për të cilën dyshohet se ishte shkak i largimit të Vetëvendosjes nga koalicioni me LDK-në. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi, Brendi Berisha. “Kryetari i Komunës, z. Bexhet Xheladini, ka emëruar profesorin Selim Kryeziu, drejtor në Drejtorinë Komunale për Arsim. Duke u bazuar në përvojën dhe profesionalizmin e z. Kryeziu, jemi të bindur se arsimin në komunën tonë e presin ditë shumë më të mira”, thuhet në njoftimin e Zyrtarit për Informim, Brendi Berisha.