Sërish mblidhet Kuvendi i Dragashit – Pritet zgjedhja e nënkryetarit të Komunës nga radhët e komuniteteve joshumicë!

Sërish mblidhet Kuvendi i Dragashit – Pritet zgjedhja e nënkryetarit të Komunës nga radhët e komuniteteve joshumicë!

Dragash, 17 janar 2022 – Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Dragashit, Uran Halimi, ka thirrë mbledhje të jashtëzakonshme për të martën, me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhjen e nënkryetarit të dytë të Komunës nga radhët e komuniteteve joshumicë.
Kujtojmë se, më 13 Janar të këtij viti ishte mbajtur mbledhja e parë e rregullt, ku njëra nga pikat ishte zgjedhja e nënkryetarit të dytë nga radhët e komuniteteve, por që kishte dështuar, pasi mbledhjen e braktisën anëtarët e PDK-së, LV-së, si dhe anëtari i vetëm nga partia gorane “Lëvizja për Gorën”, Nexhmidin Sejdillari. Për rrjedhojë, përbarja e kuvendit mbeti pa kuorum.
I propozuar për ketë pozitë ishte, Munaezer Kuka, i cili në mbledhjen e parë nuk ishte prezent, arsye kjo që u bë shkas për braktisjen e mbledhjes nga opozita.
Burimet tona kanë kuptuar se kjo mbledhje për nesër është thirrë pasi që partia në pozitë (LDK) ka arritur t’i sigurojë numrat për ta plotësuar këtë pozitë, kësaj radhe duke propozuar kandidatin tjetër nga JGP, Fejsal Haliloviq, i cili në mandatin e kaluar ishte drejtor i Bujqësisë.