Të akuzuarit e “Syrit të Popullit” shpallen fajtorë

Të akuzuarit e “Syrit të Popullit” shpallen fajtorë

Prishtinë, 22 janar 20202 – Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë të akuzuarit në rastin e njohuri si “Syri i Popullit”, për përgatitje të veprave terroriste. Sipas Gjykatës, të akuzuarit planifikonin vrasjen e shumë zyrtarëve të lartë në Kosovë, duke përfshirë edhe kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.
Kështu, Sadri Ramabaja, është dënuar me 5 vjet burg, Avni Llumnica, me dënim unik prej 12 vjetësh burg, Ragip Sallova me 4 vjet burg, Behxhet Luzha me 2 vjet, Halim Halimi me 3 vjet burg, Bajrush Konjusha me 3 vjet ndërsa i akuzuari tjetër, Rexhep Topllana, është dënuar me 2 vjet burg.
Ndërkaq, për Murat Jasharin, i cili kreu tentim-vrasjen ndaj avokatit, Azem Vllasi, gjykata vendosi që ta mbajë 10 vjet në institucionet shëndetësore, për shkak të gjendjes së tij psikike.