Sot iu dha lamtumira e fundit prof. Rami Shaqirit

Sot iu dha lamtumira e fundit prof. Rami Shaqirit

Dragash, 17 mars 2018 – Me nderimet më të larta fetare, sot në varrezat e fshatit Bresanë të Dragashit, u krye ceremonia e varrimit të veteranit të arsimit nga kjo komunë, Rami Shaqiri, i cili njihet nga këto anë si njëri nga kuadrot më profesionale dhe ndër të parat në arsimin e Dragashit.
I lindur në vitin 1946, profesor i historisë ka dhënë kontribut të madh në ngritjen e arsimit në këtë komunë. Ishte njëri ndër mësimdhënësit e parë në gjimnazin “Emin Duraku”, tani “Ruzhdi Berisha”. Kolegët e tij thanë se profesori, Rami Shaqiri, ishte prind, shok, mësues dhe aktivist i dalluar, si dhe atdhedashës për çështjen kombëtare. Nga fillimi i viteve të 70-ta, i ndjeri ishte punësuar në gjimnazin e Dragashit ndërsa u pensionua në Prishtinë, ku edhe jetoi në dekadën e fundit të jetës së tij.