Opojani që dyshohet për vrasjen në Obiliq, është vetëdorëzuar!

Opojani që dyshohet për vrasjen në Obiliq, është vetëdorëzuar!

Dragash, 17 mars 2018 – Babai e ka dorëzuar vetë djalin në polici, pasi ai është i dyshuar për vrasjen që ndodhi sot në Obiliq. Lajmi është bërë i ditur për redaksinë tonë nga burime të besueshme nga fshati Kosavë, komuna e Dragashit, ku janë të bindur se kjo vrasje mund të ketë ndodhur vetëm aksidentalisht dhe assesi nuk mund të jetë kryer me qëllim. “Po, është e vërtetë se ky djalë është nga fshati Kosavë e Komunës së Dragashit. Por, jemi të sigurt se kjo vrasje mund të ketë qenë ndonjë aksident, sepse këtë djalë e njohim mirë dhe nuk është i këtyre punëve”, ka thënë ky burim, duke mos dashur të flasë më shumë.
Policia ka njoftuar se për vrasjen është njoftuar rreth orës 14:00, nga QKUK në Prishtinë. “Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative dhe hetimore, për të sqaruar dhe ndriçuar rrethanat e kësaj ngjarjeje. Nga informacionet e para që kemi siguruar, është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Babimoc, komuna e Obiliqit, ku një person me inicialet F.T, i vitlindjes 1991, është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e 35-vjeçarit”, ka njoftuar policia.