Dragash, 18 prill 2018 – Me një program të pasur kulturo-artistik, shkolla e mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash kremtoi 49 vjetorin e themelimit të saj. Të pranishëm ishin zyrtarë të institucioneve lokale, të cilët në fjalimet e tyre inkurajuan për më shumë sukses të kësaj vatre në të ardhmen, pa anashkaluar të arriturat e gjertanishme.
Foto: Abaz ÇENGAJ