Dragash, 22 nëntor 2013 – Dega e PDK-së në Dragash, në zgjedhjet e balotazhit për kryetar të komunës, të cilat zhvillohen më 1 dhjetor, do ta ketë edhe përkrahjen e degës së Aleancës Kosova e Re (AKR) në këtë komunë. Lajmin e ka konfirmuar vetë PDK-ja, e cila në faqen zyrtare të saj ka thënë se, ky koalicion vjen në vazhdën e shumë koalicioneve të mëhershme që ka bërë dega e kësaj parti, me subjektet që parim primar kanë konsolidimin e Kosovës si shtet funksional, duke shpejtuar drejtë rrugës për në BE.
“Dega e PDK-së në Dragash ka lidhur koalicion, në parim, me degën e AKR-së, si përmbyllje e koalicioneve paraprake me disa subjekte të tjera të suksesshme në Dragash”, thuhet mes tjerash në njoftim. Koalicioni është nënshkruar nga kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Dragash, Salim Jenuzi, dhe kryetari i degës së AKR-së, Zaim Hajredini.
Salim Jenuzin, më 1 dhjetor do ta mbështesë edhe AKR-ja!
POSTIMI PARAPRAKVazhdojnë martesat e femrave nga Shqipëria, me serbë!
POSTIMI I RADHËSRritet eksporti i metaleve, por jo edhe vlera monetare!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.