Dragash, 08 janar 2017 – Sipas rezultateve të Fletënotimit për periudhën Janar-Dhjetor 2016, të publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në Kuvendin e Komunës së Dragashit, anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë janë: Zaim Hajredini (AKR) me 10.4 %, pasuar nga Velid Haxhisin (VAKAT) me 10.3 % dhe Samidin Xheladini (LDK) me 9.7 % të vlerësimit të përgjithshëm. Ndërkaq, Velid Haxhisin (VAKAT) ka shënuar nivelin më të lartë të diskutimit, lidhur me pikat e rendit të ditës, me 10.2 % të diskutimeve të përgjithshme.
Anëtarët më aktiv në parashtrimin e pyetjeve në Kuvendin e Komunës së Dragashit kanë qenë: Kapllan Fetahu (LDK) me 13.7 %, pasuar nga Zaim Hajredini (AKR) me 11 % të pyetjeve të përgjithshme.
KDI thotë se këto të dhëna janë nxjerrë në kuadër të “Fletënotimit” që përmban analizë dhe notim për punën individuale të anëtarëve të Kuvendit dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë institucion, gjatë periudhës janar-dhjetor 2016, bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit.
KDI: Ja kush ju përfaqësoi më së miri në Kuvendin e Dragashit!
POSTIMI PARAPRAKLlopushniku sivjet bëhet me shkollë të re!
POSTIMI I RADHËSDriton Gashi emërohet në krye të AKI-së!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.