Moskë, 23 prill 2015 – Rusia nuk ka hezituar të reagojë për ngjarjet e fundit që në Maqedoni, pas incidentit në stacionin policor kufitar në Goshincë, në afërsi të kufirit me Kosovën. Ministria e Jashtme e Rusisë, përmes një komunikate, nuk e ka lënë pa përmendur edhe Kosovën, ndërlidhur me këtë rast. “Shprehim shqetësime të thella, pas informacioneve për incidentin në kufirin e Maqedonisë, kur një grup i armatosur mori nën kontroll postën policore kufitare. Ky incident tregon se në këtë pjesë të Ballkanit, edhe më tej ka tensione të thella etnike dhe është vend për konflikt potencial. Për këtë situatë, ndikim primar ka mosarritja serioze e sundimit të së drejtës dhe sigurisë në Kosovë, që duket qartë se kjo është edhe si pasojë e moszgjidhjes së problemit të Kosovës në tërësi. Kjo nuk mund më të injorohet, sikurse edhe prania e shtuar e sloganeve shqiptare”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, transmetojnë mediat shqiptare në Maqedoni, duke shtuar se në fund të kësaj komunikate është potencuar se Moska shpreson që përpjekjet e autoriteteve maqedonase do të kenë përkrahjen e nevojshme ndërkombëtare, për ta kthyer rendin në këtë rajon problematik të vendit.
Rreth ngjarjeve në Maqedoni – Rusia përmend Kosovën!
POSTIMI PARAPRAKAdem Jashari në Malet e Pashtrikut!
POSTIMI I RADHËSGjendet personi që u shpall i zhdukur!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.