Dragash, 25 prill 2020 – Pas shumë kohësh që komuna e Dragashit i rezistoi virusit Covid-19, mbrëmë vonë është konfirmuar se edhe në këtë komunë ka mbërritur ky virus famëkeq. Saktësisht, janë diagnostifikuar dy persona me këtë virus, një në fshatin Zaplluxhe dhe një tjetër në fshatin Plavë.
Sipas raportit që mbrëmë vonë e publikoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), në komunën e Dragashit kanë rezultuar pozitivë dy persona dhe këto janë raste kontakti. “Janë dy raste nga komuna e Dragashit, një në Zaplluxhe dhe një rast në Plavë”, thuhet në raportin e IKSHPK-së. Shtabi Emergjent dhe Qendra Operative Lokale Emergjente në Dragash është zotuar se do t’i ndërmarrin të gjitha masat shtesë sipas rekomandimeve të IKSHPK-së dhe MSH-së. “Lusim qytetarët të vazhdojnë t’i zbatojnë rregullat dhe ta përcjellin situatën me kujdes të shtuar, duke qëndruar në shtëpi. Në rastin kur do të dalin për nevojat e domosdoshme, ta mbajnë distancën fizike me përsonat tjerë”, thuhet në reagimin e shtabit komunal.
Regjistrohen dy rastet e para me Covid-19 në Dragash!
POSTIMI PARAPRAKShkolla “Fetah Sylejmani” në Dragash shënon 72-vjetorin!
POSTIMI I RADHËSDeputeti Adem Hoxha vizitoi kryetarin e Dragashit