Hagë, 27 janar 2021 – Gjykata Speciale e ka refuzuar kërkesën e avokatëve për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së. Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka vendosur që, veç e veç, të gjithë të akuzuarve t’ua refuzojë kërkesat për lirim të përkohshëm me kusht. Në parashtresat e kryeprokurorit special, Jack Smith, janë renditur argumentet se, përse ish-krerët e UÇK-së, sipas organit të akuzës, duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim. Prokuroria ka përmendur edhe mundësinë e dënimit të disa prej tyre me burgim të përjetshëm, si një prej arsyeve se përse nuk duhet të lirohen as përkohësisht.
Në të gjitha parashtresat Smith ka pretenduar se ekziston rreziku që ish-pjesëtarët e UÇK-së të arratisen, të ndikojnë në dëshmitarë ose ta kryejnë ndonjë krim. Organi i akuzës në Hagë ka pretenduar se kriteret për t’i mbajtur në paraburgim ish-krerët e UÇK-së janë përmbushur dhe se këto kritere nënvizojnë seriozitetin e rreziqeve të paraqitura. Prokuroria në parashtresat kundër të akuzuarve thekson poashtu pretendimin e saj se ekziston një klimë e frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë, të cilët thuhet se ish-krerët e UÇK-së kanë mundësi që t’i heshtin.
Refuzohet kërkesa për lirimin e Thaçit, Veselit dhe të tjerëve!
POSTIMI I RADHËSPresidenti i ri amerikan hyn në Shtëpinë e Bardhë