Zubin Potok, 25 shtator 2021 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit që mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, u ka bërë thirrje vendeve anëtare që të njohin pavarësinë e Kosovës. “Kjo Asamble e madhe, nuk është dhe nuk do të jetë e plotë pa njërin prej shteteve të rajonit tonë, Republikën e Kosovës. Vetëm kuraja dhe vizioni do ta lejojë më në fund Serbinë të heqë barrën e së shkuarës. Ne presim me padurim në konferencën e parë ndërqeveritare për të çelur negociatat me anëtarësimin. Dua ta përsëris se, Shqipëria ka kohë që është gati. Ajo pret që BE ta bëjë pjesën e saj”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë, duke shtuar se Kosova, në 13 vite pavarësi, ka sjellë më shumë stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Rama në OKB: Kjo Asamble nuk është e plotë pa Kosovën!
POSTIMI PARAPRAKFilloi mbulimi i stemave në targat serbe!
POSTIMI I RADHËSSerbët djegin Qendrën e Regjistrimit në Zubin Potok!