Dragash, 20 janar 2024 – Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, të premten është mbajtur mbledhja e parë e rregullt për këtë vit e Qeverisë Komunale, ku u shqyrtua Memorandumit i bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Dragashit dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Njëherësh, në këtë mbledhje u formua Komisioni për zbatimin e Memorandumit dhe përmbushjes së obligimeve nga ana e Komunës së Dragashit.
Në pikën e parë u diskutua lidhur me Memorandumin e Bashkëpunimit mes Komunës së Dragashit dhe MBPZHR-së për transferimin, nga Komunat në Agjencinë Pyjore të Kosovës, të rojeve të pyllit, teknikëve të pylltarisë dhe përgjegjësve të njësive komunale, bashkë me mjetet buxhetore përkatëse, automjetet, pajisjet dhe mjetet tjera funksionale. Ky transferim vjen në bazë të obligimeve që dalin nga Ligji për Pyjet. Për këtë qëllim u formua Komisioni prej pesë anëtarëve, i cili do t’i kryejë të gjitha obligimet që i takojnë Komunës së Dragashit me këtë memorandum dhe ligjet përkatëse në fuqi. Kryetari Xheladini kërkoi nga anëtarët e Komisionit që të fillojnë menjëherë punën për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për zbatimin e këtij memorandumi.
Në pikën e tretë të rendit të ditës u fol për përgatitjen e raporteve dhe planeve të punës nga ana e drejtorëve komunalë, si dhe u kërkua bashkëpunimi ndërmjet drejtorive dhe zyrave përkatëse komunale, me qëllim të hartimit sa më të mirë të raporteve dhe planeve të punës.
Në fund të takimit u caktuan edhe tri pika të rendit të ditës për t’u shqyrtuar në mbledhjen e radhës e që janë; Shqyrtimi i rekomandimeve nga Auditori i Brendshëm, Fillimi i procedurave dhe formimi i grupit punues për hartimin e Rregullores për ndarjen e subvencioneve, si dhe diskutimi për rregullimin e infrastrukturës në qytezën e Dragashit.
Qeveria e Dragashit mbajti mbledhjen e parë për këtë vit
POSTIMI PARAPRAKKryetari Xheladini zyrtarizon tre drejtorë!
POSTIMI I RADHËSNë fshatin Shajnë të Dragashit një burrë gjendet pa shenja jete!