Qent endacakë sulmojnë një vajzë në Dragash!

qent endacake lendimiDragash, 21 prill 2015 – Mbrëmjen e së hënës, në qendër të Dragashit, para ndërtesës së Komunës, qent endacakë i janë vërsulur një vajze, rreth 20 vjeçare, e cila ka marrë lëndime serioze, pasi gjatë ikjes për t’i shpëtuar kafshimit nga qentë, është rrëzuar. Sipas asaj që viktima i ka deklaruar Radio Sharrit, disa qen e kanë ndjekur dhe ajo nuk kishte ditur se nga t’ia mbante, pasi ndodhej në mes të sheshit të hapur. “Sakaq, mu mbështollën këmbët dhe jamë rrëzuar në asfalt. Jam lënduar gjithandej trupit, por lëndimet më serioze i kam marrë në ije të barkut, në dorën e majtë dhe në dy këmbët”, rrëfen viktima, duke shtuar se me urgjencë është shpënë në QKMF, ku është trajtuar dhe aktualisht ndodhet në tretmanin shtëpiak.

Leave a Reply