Dragash, 17 maj 2015 – Në Kuvendin zgjedhor të degës së LDK-së në Dragash, përpos zgjedhjes së kryetarit, Selim Kryeziut, dje u zgjodhën edhe organet tjera drejtuese të degës.
Kujtojmë se, kryetari i sapozgjedhur, Selim Kryeziu, ishte propozuar nga nëndega e fshatit Brezne dhe, gjatë tërë procesit zgjedhor nëpër nëndegët tjera, ai është përkrahur, ndonëse jo zyrtarisht. Në kuvendin e djeshëm nuk doli asnjë kundërkandidat, kështu që Kryeziu u zgjodh me aklamacion, pasi paraprakisht u vendosë që të aplikohet votimi i hapur. Në Dragash, nuk mbahet në mend të ketë pasur një proces të këtillë në këtë parti, me kaq ujdi dhe pajtueshmëri. Madje, pak pas procesit zgjedhor, ish-kryetari i degës, Fatmir Mehmeti, publikisht i ka uruar detyrën Kryeziut. Nga kryesia qendrore e LDK-së, punimet i përcolli Anton Çuni, ndërsa nga dega e LDK-së në Prizren, punimet i përcolli, Hatim Baxhaku.
Për anëtarë të kryesisë së degës, ndër 27 kandidatë të propozuar, u zgjodhën:
- Fatmir Mehmeti
- Behxhet Xheladini
- Bahtiar Berisha
- Durak Salihi
- Qamil Kolloni
- Naim Ramadani
- Kapllan Fetahu
- Ymer Ademi
- Nazim Dauti
- Naser Myrtezani
- Hajriz Kryeziu
- Halim Shemsidini
- Demokrat Domuzeti
- Mynafir Beshiri
- Vehbi Rexhepi
- Masar Piraj
- Fehmi Bojaxhiu
- Fadil Bahtiari
- Hashim Jakupi
Për delegatë në Kuvendin Qendror të LDK-së, u zgjodhën:
- Fatmir Mehmeti
- Selim Kryeziu
- Kaltrina Krasniqi
- Behxhet Xheladini
- Lulzim Ahmeti
- Arieta Skeraj
- Baridin Baxhaku
• Shiko pamjet – VIDEO