Berisha: “Vëllazërim-Bashkimi nuk mund të funksionojë në Maqedoni”

zafir berisha facebookPrizren, 17 maj 2015 – Deputeti në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e NISMA-s, Zafir Berisha, ka shprehur bindjen se shqiptarët, duke qenë përkrahë Zaevit në Shkup, po dëshmojnë se e kanë humbur rrugën në oborr.
Sipas Berishës, Vëllazërim-Bashkimi nuk ka funksionuar as në Jugosllavinë e Titos, jo më në Maqedoninë e Zaevit.
Këto mendime, deputeti nga Prizreni i ka shprehur në llogarinë e tij në Facebook, duke porositur që shqiptarët t’i artikulojnë kërkesat, në mënyrë që të jenë faktorë në tokën e tyre. “Nuk fitohen të drejtat, duke protestuar bashkë, por duke kërkuar ndryshme kushtetuese dhe ligjore në interes të shqiptarëve. Shqiptarët, duke qenë përkrah Zaevit në Shkup, dëshmojnë se e kanë humbur rrugën ne oborr, por jo me fajin e vet, por të liderëve të papërgjegjshëm, të cilët, duke mos vepruar në shërbim të shqiptarëve por të interesave të tyre, kanë krijuar një nivel të vetëdijes qytetare që Zaevin ta shohin si shpëtim. Kjo u pa me pritjen qe iu bë në Kumanovë dhe që po reflekton edhe sot ne Shkup. Vëllazërim-Bashkimi s’ka funksionuar as në Jugosllavinë e Titos, nuk mund të funksionojë as në Maqedoninë e Zaevit. Shqiptarët duhet të kthjellen dhe t’i artikulojnë kërkesat, me qëllimin që të jenë faktorë në tokën e tyre. Ndryshe, kanë me vazhduar me qenë popull eksperimental edhe për një kohë te gjatë”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Leave a Reply