Prizren, 20 janar 2015 – Mbrëmë, rreth orës 18:00, në rrugën “Gjin Muzaka” në Prizren, ka ndodhur një shkëmbim zjarri me armë luftarake, në mes të dy punëtorëve të ndërmarrjes “Hidroregjioni Jugor”, ka njoftuar policia e Kosovës.
“Pas njoftimit për rastin, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer procedurat hetimore, ku janë arrestuar dy persona dhe janë sekuestruar armët, një Kallashnikov dhe një pushkë gjysmëautomatike, me 36 fishekë. Janë kontrolluar edhe shtëpitë e të arrestuarve por nuk është gjetur asgjë që do të ndihmonte hetimin e rastit. Njëri nga të dyshuarit ka marrë plagë në këmbë dhe në krah por jo nga plumbat. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 36 gëzhoja fishekësh, të cilat do t’i kalojnë si provë prokurorisë së shtetit për procedurë të mëtejme. Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit ndodhen nën masën e arrestit policor”, thuhet në komunikatën e Zyrës për informim të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.
Punëtorët e “Hidroregjionit Jugor” përleshën me armë!
POSTIMI PARAPRAKMerovci: “Rugovën, duhet të përpiqemi ta njohim”
POSTIMI I RADHËSKasim Qafleshi, në emisionin “Aktualitete” (Video)