Policia arreston një serb – Dyshohet për krime në Dubravë

Policia arreston një serb – Dyshohet për krime në Dubravë

Prishtinë, 02 dhjetor 2022 – Njësiti për Hetimin e Krimeve të Luftës, pranë Policisë së Kosovës, me autorizim të Prokurorisë Speciale, ka zhvilluar hetime lidhur me krimet e kryera gjatë periudhës kohore të viteve 1998/99 në Kosovë, ku përmes rrugëve hetimore operative ka pranuar informacion për një të dyshuar potencial, si pjesëmarrës në këto krime, konkretisht në masakrën e Dubravës, në maj të viti 1999.
Si rezultat i këtyre hetimeve, të enjten është shoqëruar në polici një i dyshuar serb (G. M. 1958) për intervistë dhe procedura të mëtejme. “Në konsultim me prokurorin kompetent, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit të tij, të siguruar sipas detyrës zyrtare, nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në veprën penale ‘krime lufte kundër popullsisë civile’. Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale është lëshuar aktvendim për arrestim dhe ndalim policor në kohëzgjatje prej 48 orësh”, thuhet në raportin e sotëm të policisë.


 

KËRKO FJALËT