Prishtinë, 03 shtator 2020 – Polici që gati mbeti i verbër gjatë një aksionit në Zhur, sot kthehet në Kosovë, ku do t’i organizohet pritje në Aeroport nga krerët më të lartë të rendit. Njoftimi është dhënë nga policia, para pak çastesh, ku specifikohet se mbërritja e avionit pritet në orën 18:00. “Polici, Artur Mrasori, i cili ishte duke u trajtuar në Turqi, për shkak të lëndimit që kishte marrë në Zhur të Prizrenit gjatë një aksioni antidrogë, pritet të mbërrij në Aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, në orën 18:00. Zyrtari policor, Artur Mrasori, që nga data 31.01.2020 ka qenë në trajtim mjekësor në Turqi, për shkak të lëndimeve serioze që mori gjatë kryerjes së detyrës, më datën 28.01.2020. Atë do ta presë drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj, si dhe menaxhmenti i policisë”, thuhet në njoftimin e sapo mbërritur në redaksinë tonë nga Policia.
Polici që u lëndua në Zhur, sot kthehet nga Turqia
POSTIMI PARAPRAKC-19: Në Kosovë 78 raste të reja – Në Dragash 2 raste!
POSTIMI I RADHËSMinistri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, vizitoi Dragashin (Video)