Dragash, 27 korrik 2019 – Policia ka njoftuar sot se, mbrëmë rreth orës 20:30, është raportuar një përleshje fizike brenda një familjeje, saktësisht për një kacafytje mes babait dhe të birit, të cilët kishin pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme. “Në një familje janë konfrontuar fizikisht mes veti, babë e bir, si pasojë i një problemi të vazhdueshëm familjar që kishte të bënte me banimin në një shtëpi. Me vendim të prokurorit kujdestar, rasti është përcjellë në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë, duke mos e specifikuar saktësisht lokacioni e ngjarjes.
Përleshje mes babait dhe të birit në Dragash!
POSTIMI PARAPRAKNjoftim me rëndësi nga kompania “Renelual Tahiri”
POSTIMI I RADHËSBresana do ta argëtojë diasporën me folklor burimor