Resul Fetahu emërohet nënkryetar i Komunës së Dragashit

Resul Fetahu emërohet nënkryetar i Komunës së Dragashit

Dragash, 20 janar 2022 – Ndërkohë që nuk mundi të kalojë në kuvend emërimi i nënkryetarit të dytë të Komunës së Dragashit, nga radhët e komuniteteve joshumicë, sot kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, e ka emëruar nënkryetarin e parë të Komunës së Dragashit, inxhinierin e komunikacionit rrugor, Resul Fetahun. Me profesionin që ka, Fetahu ishte Zyrtar administrativ në Ministrinë e Infrastrukturës, gjegjësisht në Departamentin për Menaxhimin e Rrugëve.
Njoftimin e ka bërë publik zyrtari për informim në Komunë, Brendi Berisha, duke dhënë edhe emrin e pasardhësit të Fetahut në Kuvend. “Me që Resul Fetahu e le të lirë vendin e anëtarit të Kuvendit, nga radhët e LDK-së, atë pritet ta zëvëndësojë, Naser Myrtezani”, ka njoftuar Berisha.