Tetë vjet nga tragjedia e Restelicës!

Tetë vjet nga tragjedia e Restelicës!

Dragash, 12 shkurt 2020 – U bënë tetë vjet nga tragjedia e Restelicës, fshat ky në komunën e Dragashit, ku si pasojë e rrëshqitjes së një orteku bore humbën jetën 10 banorë të këtij fshati, që të gjithë të familjes Reka.
Tetë vjet më parë, më 11 shkurt të vitit 2012, një ortek i madh dëbore përfshiu Restelicën, ku rrënoi 16 shtëpi, brenda të cilave ndodheshin 11 anëtarë të familjes Reka, 10 prej të cilëve vdiqën nën dëborë. E vetmja që u shpëtua nga forcat e FSK-së, ishte Amsera Reka, atëkohë vetëm 7-vjeçe. Sot ajo jeton tek të afërmit e saj, pasi humbi babanë, nënën, vëllain dhe gjyshërit. Aksioni i shpëtim-kërkimit në atë kohë ishte organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila me shumë vështirësi kishte arritur deri tek vendi i tragjedisë, për shkak të kushteve të rënda atmosferike dhe borës së madhe që kishte rënë në atë kohë.