Panairi EXPO SHARRI – Ja si të regjistroheni për pjesëmarrje!

Panairi EXPO SHARRI – Ja si të regjistroheni për pjesëmarrje!

Dragash, 11 tetor 2022 – Shoqata e Afaristëve “SHARRI”, e mbështetur nga Komuna e Dragashit, më 28 tetor 2022 do të organizojë panairin e Produkteve Vendore të zonës “EXPO-SHARRI”, me synim shndërrimin e këtij aktiviteti ekonomik në ngjarje tradicionale.
Sipas organizatorëve, në këtë panair do të ekspozohen produktet autoktone nga komuna e Dragashit, si dhe ofertat turistike, marrë parasysh synimin e kësaj komune që përmes bujqësisë dhe turizmit të zhvillohet sa më shumë ekonomikisht.
Shoqata e Afaristëve “SHARRI” fton të gjitha bizneset e regjistruara nga komuna e Dragashit që t’i bashkëngjiten këtij panairi me produktet e tyre apo ofertat turistike, duke paralajmëruar se pjesëmarrja do të subvencionohet nga organizatori. “Të interesuarit për ekspozim duhet së pari të regjistrohen online sepse vetëm kështu do të mund të marrin subvencionin sipas projektit. Nga ana tjetër ftojmë të interesuarit që ta vizitojnë panairin e parë të këtij lloji, tek shkolla e re në Mejdanin e Shajnes, më 28 Tetor, duke filluar nga ora 10:00”, thuhet në njoftimin e shoqatës, duke shtuar se pjesë e këtij panairi do të jetë edhe SHKA “Bresana”, e cila do t’i argëtojë të pranishmit me programin e tyre artistik.

Regjistrohu KËTU!

Bizneset të cilat nuk mund të regjistrohen apo të aplikojnë online si ekspozues për panair, mund të drejtohen edhe fizikisht për regjistrim tek:

Eroll Bajrami – HIT FLORES
Shpetim Kamberi – MACHO
Beqir Beqaj – Radio SHARRI
Informata shtesë mund të merren edhe nga të gjithë anëtarët tjerë aktiv të shoqatës.


 

KËRKO FJALËT