Njihuni me deputeten, Duda Bale (Video)


duda bale simpatikePrishtinë, 11 tetor 2014 – Deputetja në Kuvendin e Kosovës, Duda Bale, jo gjithmonë bëhet protagoniste për punën e saj.
Ajo çka më së shumti e karakterizon Duda Balen, është fiziku i saj. Duda përfaqëson komunitetin boshnjak në Kuvendin e Kosovës dhe është nënë e tre fëmijëve. Megjithatë, dukja fizike e saj e ka bërë tërheqëse për mediat, të cilat e prezantojnë si “sex simbol” në Kuvendin e Kosovës, ngase nuk dinë diçka më tepër për punën e saj.
Emisioni “Prive” në Klan Kosova  e ka prezantuar deputeten simpatike, ku ajo flet edhe për punën e saj që ka bërë, para se të bëhej deputete. Ajo tregon se si ka punuar në një spital privat në Beograd, ku ka ndërmjetësuar mes femrave nga Kosova dhe mjekëve në këtë spital. Thotë se komplimente për punën dhe dukjen e saj merr edhe nga femrat, ndonëse shumica e komplimeteve i vijnë nga meshkujt. “Komplimente, zakonisht marr prej meshkujve, por marr edhe nga femrat. Puna dhe shfaqja ime nëpër media, burrin ma kanë bërë xheloz, edhe pse ai tashmë është mësuar me këtë situatë”, thotë për Klan Kosova deputetja simpatike, nënë e tre fëmijëve.

Për Video, kliko KËTU!