Mira Janji sjell hitin e radhës veror, në anglisht (Video)

mira janji sammerTiranë, 26 maj 2015 – Ashtu siç pati paralajmëruar në emisionin “Aktualitete” të Radio Sharrit, këngëtarja nga Tirana, Mira Janji, ka lansuar këngën ritmike që paraprakisht po konsiderohet se do të jetë hit i kësaj vere. Kënga titullohet “In The Summer” dhe është ndër këngët që ka plotë ritëm dhe e përshtatshme për vallëzim, ndërsa për ata që do ta përcjellin përmes ekranit, spoti përmban pamje verore dhe joshëse për ta shijuar stinën e verës. “Jeni të parët që po e mësoni se, gjatë vërës së këtij viti, publiku do ta ketë një këngë ritmike nga unë, në anglisht dhe shumë të përshtatshme për vallëzim nëpër diskoteka dhe nëpër ahengjet që organizohen nëpër plazhe, në ambiente të hapura”, pati deklaruar më herët për Radio Sharrin, Mira Janji.

• Shiko spotin – KËTU

• Shiko Intervistën – KËTU

Leave a Reply